Ajo është e bukur, por këtë herë në festivalin “Kënga Magjike 2010” ku ka rrëmbyer edhe çmimin për performancën më të mirë, e veshur në natën e dytë gjysmë finale me një dekolte që prisnin nga çasti në çast t’i dilte në shesh gjoksi, ajo ka kërcyer shumë fort dhe të themi të drejtën bukur.

Por, Zajmina kishte harruar diçka se në pjesën mbyllëse të performancës së saj në momentin kur do të palosej për t’u kthyer së prapthi dhe me kokë poshtë, do t’i dilte gjoksi, duke e tradhtuar veshja e saj,dhe vetëm sytë vigjilentë dhe kureshtarë do ta kapnin këtë moment, pavarësisht se ajo u mundua t’i mbulojë dhe të rregullohet në kthimin normal për të përshëndetur publikun.

Kujdes, më me mendje për herën tjetër Zajmina!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here