ZajminaZajmina Vasjari ka thënë se videoklipin e këngës së re, në të cilin përdoret artileria e rëndë e luftës, është munduar që ta përshtatë me tekstin e këngës.

“Jam munduar ta përshtas me tekstin e këngës idenë e videos. Këtë e kam bërë në mënyrë që të kenë lidhje me njeri-tjetrin klipi me këngën, dhe të mos të ishin thjesht disa skena të bukura, por edhe me kuptim”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për Panorama Plus.

Ndërkaq sa i përket konkurrencës me këngëtaret tjera, ajo është shprehur: “Nuk e shikoj aspak si një garë. Unë mundohem ta shijoj çdo gjë në këtë profesion, të mos stresohem dhe çdo gjë negative ta shndërroj në pozitive në të ardhmen”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here