Zajmina një duet të fortë me Valton KrasniqiZajmina në një koncert në Kosovë dhe kanë vendosur për një duet të fortë, me Valton Krasniqin. Valton Krasniqi, sapo ka përfunduar pushimet në Milano dhe ka filluar punën për këngën e re me Zajminën.

Ka vendosur ta ftojë në këtë duet, pasi bëhet fjalë për një këngë shumë të mirë, të punuar nga vetë ai. Tekstin e ka shkruar Rozana Radi, ndaj ende nuk është vendosur se cili do të jetë titulli i përfundimtar i këngës në rrymën R&B elektro.

Dy artistët kanë qenë në Prizren së bashku në një koncert së fundi, dhe atje kanë biseduar se si mund të dilnin bashkë në publik me një krijim ndryshe nga të tjerat, të cilën kanë plan ta bëjnë klip. Ata kanë bërë dhe disa foto së bashku gjatë qëndrimit në Kosovë, të cilat po i botojmë për herë të parë tek “Panorama Plus”.
Të dy këngëtarët duket shumë në formë, ndërsa Zajmina vazhdon të mbajë ngjyrën e zezë të flokëve. Ata kanë menduar që me këtë këngë të re të bëjnë bujë, sidomos pas një periudhe tërheqjeje nga skena, sidomos Zajmina, e cila gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar vetëm me koncerte dhe s’ka publikuar asnjë klip deri tani.

Kështu që ata i kanë hyrë punës, që ta publikojnë këngën brenda muajit nëntor. Thuhet se do të takohen këtë fundjavë për të realizuar xhirimet e përvitshme të kolazhit të këngëve të Vitit të Ri. Dy këngëtarët do të vijojnë të jenë bashkë gjatë javës që vjen për të bërë regjistrimin e këngës së re, ndërsa ende nuk kanë ndonjë ide për klipin.

Gjithsesi Valtoni ka menduar se kjo këngë e re, që e ka orkestruar vetë, i përshtatet shumë Zajminës, edhe pasi kanë biseduar gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Më parë Valtoni ka bashkëpunuar me këngëtaren Emmy, dy motra binjake nga Zvicra, etj, duke e parë bashkëpunimin me femra të bukura si një sukses në këngët e tij.

Ndërsa Zajmina tani që i ka premtuar Valtonit, nuk dihet se çdo bëjë me Bleron, me të cilin nisën një bashkëpunim për të konkurruar në “Kënga Magjike”, dhe ende nuk kanë realizuar asgjë edhe pse thanë që këngën do e realizonin patjetër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here