Këngëtarja nga Shqipëria Zajmina Vasjari thotë se ajo është lidhur shumë me Kosovën dhe se këtu ndjehet si në shtëpinë e saj.

“Tashmë u bë një kohë e gjatë që jam lidhur me Kosovën dhe arsyet përse jam e lidhur me këtë vend dhe që po realizoj projekte të shumta muzikore janë vetë adhuruesit dhe bashkëpunëtorët e mi të këngës”, ka thënë Zajmina në një prononcimi për Zëri.

“Në Kosovë kam gjetur njerëz që më vlerësojnë shumë dhe e duan këngën time. Përveç Shqipërisë, sa herë që jam në Kosovë e ndiej veten si në shtëpinë time”, ka thënë Zajmina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here