Zajmina Vasjari duket se kohët e fundit po i përkushtohet më shumë punës për nxjerrjen në treg të klipeve të reja, dhe koncerteve nëpër vende të ndryshme të botës.

Kur mbi një vit më parë ajo hapi biznesin e saj, pikërisht një dyqan me fustane nusesh në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, shumë menduan se do të gjenin Zajminën në dyqan që do të mund t’u sugjeronte fustanet e martesës.

Por jo, pasi koncertet brenda dhe jashtë vendit, studimet për arkitekturë, dhe puna për një album të ri që do ta publikojë në verë mesa duket nuk i lënë aspak kohë të lire këngëtares t’i shërbejë klientelës në dyqanin e saj.

Zajmina nuk po merr pjesë as në ndonjë konkurs muzikor që organizohet në Shqipëri, pasi dihet që koncertet janë më shumë fitimprurëse për gjithë këngëtaret shqiptare, që marrin ftesa të japin koncerte në Evropë dhe më larg. Këto ditë ajo po punon për realizimin e klipit të ri me muzikë house në bashkëpunim me “Max production”. Në studion “Max records” ajo do të bëjë dhe rregjistrimin e këngëve të albumit të ri, që do të dalë këtë verë në tregun muzikor.

Pjesë e këtij albumi do të jetë dhe kënga e saj më e re, që ka për autor të muzikës dhe tekstit, djaloshin Elgit Dode(Gitti), i cili është bashkëpunëtori më i ri i Zajminës, së bashku me Big Bastën.

Pikërisht djali me emrin artistik Gitti, do të shfaqet dhe në klipin e saj të ri, një këngë shumë ritmike. Pas përdundimit të këtij klipi, xhirimet e të cilit do të realizohen në Tiranë, Zajmina do të niset së bashku me Noizy-n dhe Bleron për një tur koncertesh në pesë shtete të Amerikës.

Kjo është hera e parë që ajo bashkohet me reperin Noizy, pasi që me Bleron ka bashkëpunuar për klipin më të fundit “Veç ti”. Ata do të këndojnë të tre në turin që nis më 28 mars, ndërkohë që Blero dhe Noizy e kanë zgjidhur një kontraditë që kishin pasur mes njëri-tjetrin pas një keqkuptimi. Për Zajminën kjo nuk është hera e parë që jep koncerte në Amerikë, pasi ajo ka dhënë koncerte më parë në disa shtete të tjera të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here