Zajmina Vasjari ka vendosur që për momentin të ruajë imazhin e një bruneje simpatike, larg asaj vajzës bionde që mbajmë mend të gjithë.

Bukuroshja që fitoi famë pasi u kurorëzua me çmimin “Miss Shqipëria 2002” për vite me radhë u portretizua si një “bionde seksi”, por ka rreth 3 vite që ka ndryshuar pamje, transmeton gazeta Standard.

“Kur isha bionde mu shkatërruan flokët, ndaj për t’i bërë më të shëndetshme kam vendosur që të qëndroj te kjo ngjyrë, ose maksimumi të kthehem në origjinë, te ngjyra e grurit. Bionde nuk kam ndërmend të bëhem më”, është shprehur këngëtarja e hitit “Po ta dija”.

Por, bashkë me flokët shumëkush mund të ketë vërejtur edhe shndërrimin e Miss-it ekstravagant, në një femër më të përmbajtur sa i takon veshjeve dhe shfaqjeve skenike. Edhe në klipin e saj më të fundit, “Po ta dija”, Zajmina ka treguar se mund t’i shfaqë të gjitha hiret e saj pa kaluar aspak në banalitet.

Zajmina i aty shfaqet me një trup superseksi, me buzë të fryra dhe me një look të lehtë. “Unë jam futur shumë shpejt në botën e muzikës dhe ndoshta kam bërë edhe gabime, duke u shfaqur paksa e zhveshur, e ndikuar nga modelet jashtë vendit tonë. Më ka pëlqyer guximi i tyre artistik dhe e ndërmora edhe unë këtë hap, pa menduar se këtu keqkuptohesh dhe paragjykohesh. Por duke u rritur kuptova çfarë doja të bëja dhe nisa të kuroj imazhin tim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here