Në janar të vitit që lamë pas këngëtarja seksi, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe mjaft të ëmbël, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe. Pas lindjes Zaimina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” ku zbuloi disa detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por edhe ajo private. Gjatë intervistës këngëtarja tregoi dëshirën e madhe që ka për një fëmijë të dytë. Pas vogëlushes së parë, Khloe, Zaimina ka në plan që në 2020 të mbajë në krah fëmijën e saj të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”,- u shpreh bukuroshja.

Me sa duket këngëtarja dëshiron që të dy fëmijët e saj t’i rrisë njëkohësisht, pasi edhe Khloe është ende e vogël. Në 29 janar, vogëlushja do të festojë ditëlindjen e saj të parë dhe Zaimina zbuloi se nuk ka në plan për të bërë një organizim të madhe. Ajo dëshiron që festa e së bijës të jetë private pranë njerëzve më të afërt të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here