Zbulohet më në fund edhe identiteti i vajzës minorene, që “çmendi” tre futbollistë të kombëtares franceze, Frenk Riberi, Sidnej Guvu e Karim Benzema. Ajo quhet Zahia Dehar dhe është me origjinë marokene.

Në rrëfimin që vajza ka bërë në polici dhe që është publikuar në gazetën Le Monde, bëhen të ditura detaje të frikshme mbi raportet e saj me yjet e kombëtares së “Gjelave”.

Ajo ka pranuar se ka kryer raporte seksuale kundrejt pagesës me Frenk Riberi, i cili ndodhet në qendër të hetimeve, por një rrëfim më shokues duket ai për Karim Benzema.

Zahia u ka thënë prokurorëve se me sulmuesin e Realit kishte raporte që në vitin 2008, pra kur ajo ishte 16 vjeçe. Më pas, ajo është frekuentuar rregullisht nga Frenk Riberi që e merrte në Mynih me avion privat kur vajza ishte ende 17 vjeç.

I fundit ka qenë Sidnej Guvu, sulmuesi i Lionit. Gjithsesi, nga fotot e publikuar nga mediat franceze, Zahia është konsideruar një bukuroshe vërtetë e klasit të lartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here