Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi u është rikthyer festivaleve dhe këtë herë ka zgjedhur festivalin e muzikës Top Fest për të sjellë realizimin më të ri në karrierën e saj muzikore.

Kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe Kledi Bahiti në studion Threedots, me të cilën ajo do të paraqitet gjatë javës tjetër në Top Fest, ka pohuar vet këngëtarja për portalin Zhurnal.

Yllka, e cila shquhet si këngëtare me cilësi të veçanta muzikore do të performojë “live” në skenën e Top Festit dhe kjo duhet të ketë qenë një shtysë më tepër për të./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here