Yllka Kuqi, e cila është përzgjedhur të jetë nikoqire e “Videofestit Muzikor 2011”, në një intervistë për Telegrafi.com ka treguar se kjo është privilegj për të.

“E marr si privilegj, përgjegjësi dhe kënaqësi shumë të madhe. Do të ketë shumë surpriza, shumë performanca që besoj do të jenë të një niveli të lartë artistik, si nga ana interpretuese, ashtu edhe vizuale.

Jemi një staf i madh profesionistësh ku secili po kryen më së miri punën e tij”, ka thënë këngëtarja.

Yllka Kuqi gjithashtu ka shtuar se së shpejti do ta përfundojë realizimin e klipit të këngës më të re.

“Jam në fazën përfundimtare të videoklipit, i cili pritet të del javën tjetër, është një këngë e bukur që besoj se do të pëlqehet dhe një video interesante e realizuar nga Entermedia”, ka përfunduar Kuqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here