Yllka Kuqi më në fund është në televizionet tona. Ajo këto ditë po promovon atë, si në internet, ashtu edhe nëpër televizione.

Baby jam femër titullohet kënga dhe kjo është e para këngë e realizuar me videoklip e këngëtares, pavarësisht karriera e saj ka filluar vite më parë.

Këngën e ka paraqitur në programet festive për vitin e ri, ndërkohë që shpreson të pëlqehet videoklipi, sikur është pëlqyer kënga.

Sigurisht se ndjehet shumë mirë pas realizimit të këtij projekti, pasi do të ketë mundësi të jetë më e shfaqur nëpër televizione.

Yllka Kuqi është këngëtare e festivaleve, meqë ka marrë pjesë për çdo vit në njërin nga to. Ndërkaq tashmë është e angazhuar për të kënduar ‘lve’ në Oxygen shou”.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here