Këngëtarja kosovare i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak javë më parë. Pas një viti plot angazhime, një vere të nxehtë, Yllka ka pritur vjeshtën për të kurorëzuar dashurinë e saj me bashkëshortin Astritin.

Ceremonia ka qenë tepër e hareshme, ashtu si dhe vetë këngëtarja e qeshur dhe plot humor. Premtimit për dashuri të përjetshme i janë bashkuar dhe qindra dasmorë të ftuar, ndërsa momenti më romantik i asaj mbrëmjeje ka qenë kur Yllka dhe i shoqi, i kanë dedikuar vetes dhe dasmorëve një këngë, si dhuratë surprizë.

Aktualisht këngëtarja është e angazhuar me sfidën ‘2-shja fantastike’ në “E diell”, ku këndon përkrah Juliana Pashës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here