Yllka Gashi thotë se prapa bukurisë e saj nuk ka asnjë sekret. Gjatë një interviste ekskluzive për Telegrafi.com, ajo ka pohuar se nuk aplikon as grim, dhe gjitha çfarë di rreth kësaj është ta vendosë buzëkuqin.

“Nuk kam asnjë sekret. Nuk di të bëj as grim. Krejt çka di të bëj, është të vë buzëkuqin pa më ndihmuar askush (qesh). Ajo që më pëlqen të bëj, sidomos gjatë verës, është dushi me ujë të ftohtë 3 herë në ditë”, ka pohuar Yllka.

Aktorja kosovare ka treguar se është duke kaluar nëpër faza të çuditshme të jetës së saj, dhe nuk e di se ku dëshiron të arrijë në të ardhmen.

“Nuk e di, më besoni, jam duke kaluar nëpër një fazë të çuditshme në jetë. Si duket, kam hyrë në moshën e pjekurisë dhe tani i shoh gjërat më ndryshe. Ato që mund të më mjaftonin e të më kënaqnin në të kaluarën, tani më duken të vogla dhe të pamjaftueshme. Dëshiroj t’i vazhdoj ëndrrat e mia! Thonë që “kur ëndrrat shuhen ose realizohen, jeta nuk ka kuptim”. E unë e dua jetën, aq sa dëshiroj që gjithmonë të ëndërroj dhe të kem diçka përpara që më sfidon”, ka thënë Yllka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here