Usher, është detyruar të kënaqet me pozitën e dytë në listën e singlave në Britaninë e madhe, pasi humbi kreun nga grupi britanik i muzikës rep, Roll Deep.

Bashkëpunimi i Usher me will.i.am, “OMG”, ra nga pozita e parë në të dytën që në javën e kaluar, me Roll Deep që morri kreun me hitin “Good Times”. Dhe, ndryshime nuk pati as të dielën pasi Roll Deep mbetën në pozitën e parë, të ndjekur nga Usher dhe këngëtari/reperi tjetër britanik Plan B, që mban pozitën e tretë me këngën “She Said”.

Grupi i muzikës dance, Pendulum, debuton në pozitën e katërt me ‘Watercolour’,derisa Aggro Santos mbyll top pesëshin me këngën ‘Candy’.

Top lista e albumeve kryesohet nga ylli televiziv Diana Vickers dhe albumi i saj debutues “Songs From The Tainted Cherry Tree”, që ka lënë Plan B dhe albumin “The Defamation of Strictland Banks” në pozitën e dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here