Yll Limani vjen me këngën e re “Ke pi sonte shumë”Këngëtari i njohur Yll Limani ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ke pi sonte shumë”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe R&B, gjersa është punuar nga vet këngëtari me muzikë dhe tekst.

“Ke pi sonte shumë” është publikuar në YouTube edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni Imagine Films.

Ylli shquhet për tekstet e tij të veçanta dhe këngët melankolike, ndaj “Ke pi sonte shumë” duket të jetë suksesi i radhës për të. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here