Yjeve u ndalohen “selfiet” në Festivalin e Filmit në CannesPrejse Ellen Degeneres pushtoi internetin me foton “selfie” që e realizoi së bashku me disa aktorë vitin e kaluar në “Oscars”, fotografitë “selfie” janë bërë të pashmangshme për yjet që parakalojnë nëpër tepihun e kuq.

Por sivjet Festivali i Filmit në Cannes të Francës ka vendosur që ta krijojë vetëm një zonë të vogël ku yjet mund të bëjnë “selfie” pasi organizatorët e Festivalit kanë kërkuar nga aktorët që të mos bëjnë asnjë fotografi “selfie” gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Derisa drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux pranoi se nuk kishte shumë fuqi që t’i ndalonte fotografitë të gjithë së bashku, ai ka kërkuar nga yjet e filmit që t’i rezistojnë dëshirës për të bërë fotografi “selfie”.
“Ne nuk duam t’i ndalojmë këto fotografi, por ishte vetëm çështje kohe se kur do të ndërmerrnim diçka”, ka thënë Fremaux.

“Ne kemi shumë kohë për të parakaluar në tepihun e kuq, por çdo gjë ngadalësohet kur yjet ndalen për të bërë foto çdo dy metra. Si foto për vete, ashtu edhe me të tjerët”.
“Pse duhet të bëni foto selfie kur asnjëherë nuk dukeni keq gjatë parakalimit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here