Shumë yje të njohura të Hollywood-it në lëkurën e tyre e ka ndjerë sesa është varësia në alkool problem serioz, disa madje këtë e “shijuan” edhe në ditët e adoleshencës. Megjithatë plot nga ta arritën që ta mposhtin këtë “vesë”. Në vazhdim do të paraqesim disa nga yjet “alkoolist”.

Daniel Radcliffe

Yll i filmit “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, kohë më parë e zbuloi se ka pasur problem me alkoolin kur i kishte pasur 18 vjet dhe kishte shkuar në rehabilitim. Ai ndali së piri në gusht të vitit të kaluar. Daniel tha se ndihet i lumtur që fotografët nuk arritën ta fotografonin gjatë ndonjërit nga rrëzimet e tij të shumta për shkak të dehjes.

Lily Allen

Edhe bashkëkombësja e Daniel Radcliffe-t, Lily Allen e pranoi se para se ta njihte bashkëshortin, Sam Cooper-in ka pasur probleme serioze me alkoolin. Ajo tha se që në orën tre të pasdites do të mendonte ta mbushte gotën me verë. “Nuk kam ngrënë asgjë dhe vaktet i ndërroja me alkool”, tha kjo këngëtare.

Drew Barrymore

Drew Barrymore definitivisht është njëri nga shembujt ekstrem. Ajo me vetëm 11 vjet mbi supet e saj u fut në alkool, ndërsa kur i mbushi 13 vjet u lëshua edhe në drogë. Ajo arriti të shërohet dhe jetën e saj sado kudo ta kthejë në normalitet.

David Hasselhoff

Probleme të mëdha me alkoolin kishte edhe David Hasselhoff, ish-ylli i serisë “Baywatch”. Për shkak të pijes e kishte “prekur vetë fundin”. Vajzat e saj madje e kanë incizuar derisa i shtrirë në dyshemenë e banjës përpiqej të hante hamburger. Në fund shkoi në rehabilitim i cili deri më tani u tregua i suksesshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here