Yjet e Hollywood, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë përfunduar divorcin.

Divorci i çiftit u firmos nga një gjykatës në Los Angeles të martën (19 nëntor), sipas dokumenteve gjyqësore.

Ndërsa nuk dihet ende asnjë detaj mbi kujdestarinë e vajzës së tyre 6-vjeçare Everly.

Ata njoftuan ndarjen pas gati 9 vitesh martesë në prill 2018.

Tatum dhe Dewan në një deklaratë të përbashkët thanë se: “Ne kemi zgjedhur të ndahemi. U dashuruam shumë më njëri-tjetrin vit më parë dhe patëm një udhëtim magjik së bashku. Asgjë s’ka ndryshuar në lidhje me atë sesa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që tani po shkon në shtigje të ndryshme.”

Pas ndarjes Tatum nisi një marrëdhënie me reperen Jessie J, ndërsa Dewan së fundmi njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin e saj Steve Kazee.

Çifti u takua në xhirimet e filmit Step Up në vitin 2005.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here