Mbrëmë vonë konkurrenti i “VIP Shpija 2” Xuxi i ka hapur zemrën Qetsorit duke i treguar për jetën dhe problemet me të cilat ai është ballafaquar.

Ai ka treguar që ka qenë i varur nga droga dhe pasojë e kësaj gjatë vitit 2000 ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Por pas gjithë atyre problemeve që ai ka pasur, ai ia ka dalur mbanë ta tejkalojë varësinë e drogës.

Ai rrëfeu që ka luftuar shumë që të bëhet një person më i mirë për ta kthyer sërish familejn e tij. Pas një lufte të gjatë ai ka treguar se është sërish me gruan dhe gjithçka i është kthyer normalitetit.

Përveç kësaj ai gjithashtu ka zbuluar edhe një tjetër fshehtësi. Ai ka një vajzë 18 vjeçare që jeton në Gjermani, por që nuk e pa parë kurrë. Arsyeje kjo sepse nëna e vajzës nuk ka dashur që vajza ta sheh babin e saj, pasi që ai në atë kohë kishte qenë i varur nga droga.

Por, Xuxi ia ka dëshmuar nënës së vajzë që ai tashmë i është kthyer jetës normale dhe i është lejuar ta shohë vajzën këtë verë.

Xuxi përmes këtij rrefimi ka përcjellur mesazh për publikun që të mos i hyjë askush asaj rruge. Ai gjithashtu ka treguar që ka pasur shumë përkrahje nga familja dhe shoqëria për ta tejkaluar këtë fazë të jetës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here