Xhirimi sekret i fejesës së Kim dhe Kanye i kushtoi mijëra dollarëKim Kardashian dhe Kanye West janë edhe më të pasur sot, pasi kanë bërë marrëveshje me themeluesin e YouTube rreth një videoje të fejesës së tyre që ai në mënyrë sekretë e ka xhiruar dhe më pas e ka publikuar online.

Siç ka mësuar portali TMZ, Chad Hurley, njeriu i YouTube, ka pranuar t’i paguajë Kim-it dhe Kanye 440.000 dollarë, transmeton Klan Kosova.

Çifti e ka paditur Hurley-n, duke pretenduar se ai ka manipuluar në AT&T Park në San Francisco në vitin 2013 për të qenë prezent në propozimin për martesës të Kanye. Ai madje ka nënshkruar edhe marrëveshje konfidencialiteti.

Por Hurley në mënyre sekrete ka xhiruar dhe e ka postuar videon në MixBit.Kim dhe Kanye ishin tërbuar nga ky fakt dhe avokati i tyre Eric George paraqiti padi.

Raportohet se Hurley duhet të paguajë brenda disa ditëve të ardhshme dhe më pas padia do të tërhiqet.

400 mijë dollarë është një pasuri e tërë, por Hurley e ka shitur YouTube për 1.6 miliardë dollarë, kështu që kjo nuk është ndonjë problem i madh për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here