“A më duket mua apo erdhi vera?!”, ishte diçitura që Xhesika Ndoja u bëri disa fotove të reja artistike, që kishte realizuar në breg të detit, ku nga stina e dimrit mbante veshur vetëm një xhup në ngjyrën platin.

Në këmbën e majtë të këngëtares, vihet re tatuazhi gjigand, një trëndafil i kuq tepër i veçantë. Mendimet e fansave janë nga më të ndryshmet, ku nuk mungojnë komplimentet, por as kritikat. Fansat që e kanë kritikuar këngëtaren i kanë thënë se dukej e gjitha plastikë.

Vetë Xhesika ka zgjedhur t’i injorojë këto komente dhe as ka marrë mundimin që t’i përgjigjet ndonjërit prej tyre. Nga fotot që publikon shpeshherë këngëtarja, duket që tatuazhet i ka fiksim. Një vit më parë ajo pikturoi një thënie të gjatë filozofike në trupin e saj.

“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, ishte pikërisht shprehja filozofike që këngëtarja ka dashur që ta ketë në trupin e saj.

Në këto foto, ajo shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga tre muaj më parë, ku realizoi një set fotosh sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore, të cilat ajo ende nuk i ka publikuar. 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/xhesika-zhvishet-ne-mes-te-dimrit-ndjekesve-nuk-u-shpetojne-ndryshimet-ne-trupin-e-saj-622813/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here