Pas pushimit të saj në New York, ajo ishte kthyer për të marrë gjithë vëmendjen në dasmën e çiftit më të ri të estradës.

Aktorja e njohur Arta Nitaj ishte e pranishme në dasmën e shokut të saj Labinot Gashit i cili i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me Qendresën, transmeton Gazeta Express.

Bukuroshja me linjat seksi që në momentin kur hyri në sallë kishte marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen e saj.

Me flokë të kapura e me këtë veshje që kishte zgjedhur paksa transparente Arta kishe vënë në pah këmbët e saj seksi.

Mirëpo, nuk dihet për çfarë arsye por Arta nuk qëndroi gjatë në dasmë.

Vetëm pak pas hyrjes së çiftit në sallë, Arta më nuk u pa.

Kujtojmë se aktorja e njohur kohëve të fundit është përfolur shumë për jetën e saj private.

Arta u komentua shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Mirëpo, dashuria e tyre nuk zgjati edhe shumë. Tashmë të dy kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Madje, ditë më parë Bruno përmes një interviste kishte thënë se për aq sa zgjati lidhja e tyre ishte “OK”.

Ndryshe, në projektin e fundit të Brunos, Arta është pjesë e videoklipit ku shihen si një çift i dashuruar./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here