Xhesika Berberi do të udhëtojë drejt Brazilit për të konkurruar në “Miss Universe”organizuar nga Donald Trump. Gjatë fundjavës së shkuar, Xhesika rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania 2011”.

Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit “Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël.

Megjithatë ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike.

Ajo peshon 55 kg dhe është e gjatë 178cm. Në spektaklin “Miss Universe”që do të mbahet në Brazil përveç Xhesikës, këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse për të përfaqësuar Kosovën, transmeton BW.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here