Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, e cila aktualisht jeton në SHBA, i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare.

 

Edhe pse dyshja prej vitesh e jetonin këtë histori në distancë, u duk se do të mund t’i mbijetonin largësisë, por duket se nuk ka ndodhur kështu.

Burime për “Bluetooth” bëjnë me dije se pas një ftohjeje që kjo marrëdhënie ka kaluar, të dy kanë vendosur të qëndrojnë pak kohë të ndarë, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh mes tyre. Xhesika po e zhvillon karrierën e saj në SHBA, larg nga i dashuri, ndaj dhe kjo distancë ka sjellë edhe problemet e para për çiftin.

 Modeles i është dashur të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, duke sjellë edhe ftohjen me Evaldin. Vizitat e saj në Tiranë kanë qenë edhe më të rralla, kjo për shkak të kontratave që ka marrë në SHBA.

Një detaj tjetër që e ka shtuar kuriozitetin është edhe postimi i tenorit të famshëm shqiptar, Saimir Pirgu. Në kopertinën e revistës kosovare “Teuta”, ai shfaqet shumë i afërt duke pozuar pikërisht me modelen Berberi.

Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pyetur nëse mes tyre ka diçka, por modelja ka nxituar ta përgënjeshtrojë këtë lajm. Mbetet për t’u parë, nëse kjo periudhë distancimi do të shërbejë si një reflektim për këtë dyshe dhe do të kemi një rikthim, apo përfundimisht Xhesika dhe Evaldi do t’i japin fund një historie të gjatë dhe të bukur dashurie.

Kujtojmë se Xhesika Berberi është një ndër modelet shqiptare që po prek suksesin edhe në tregun amerikan. Ajo është një ndër imazhet e Sherri Hill, ku së bashku me Adrola Dushin po shndërrohen në dy modele ikonë. Nga ana tjetër, Evaldi prej vitesh merret me sport në vendin tonë.

Dy të rinjtë janë njohur vite më parë, nga miqtë e përbashkët. Edhe pse kanë preferuar të mos jenë një çift mediatik, prania e tyre gjithnjë ka tërhequr vëmendjen, si një dyshe mjaft simpatike./Bluetooth

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here