Xherdan Shaqiri priti në shtëpinë e tij hoxhën Shefqet KrasniqiFutbollisti shqiptar që tashmë ka prekur majat evropiane, Xherdan Shaqiri, ka pritur në shtëpinë e tij hoxhën e mirënjohur, Shefqet Krasniqi.

Hoxhë Krasniqi e ka e falënderoi futbollistin Xherdan Shaqirin për pritjen, duke e përgëzuar për sukseset dhe njëkohësisht e sugjeroi atë që asnjëherë të mos harrojë traditën, kulturën, por edhe fenë e popullit që i përket, transmeton Mesazhi.

Ruajta e këtyre vlerave, sipas Krasniqit, pavarësisht karrierës dhe sukseseve botërore, është jetike.
Në shenjë falënderimi hoxhë Shefqet Krasniqi i ka dhuruar mesfushorit të Interit disa libra.
shaqahoxhagoldi

Në këtë takim miqësor ishte i pranishëm edhe këngëtari Gold Ag.Edhe reperi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Shaqirin. “N’Zhegër te Xherdani”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here