Futbollisti i njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka rrëfyer se ai ende nuk ka të dashur e as që ka në plan të ketë një, pasi që është i fokusuar më shumë në karrierën e tij prej futbollisti.

Futbollisti i klubit zviceran Basel, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafi (të cilën do të mund ta lexoni të plotë), se ai nuk ka ende të dashur.

“Po ju them një të vërtetë: zemrën ende e kam të qetë. Madje, për këtë që thoni ju, as që kam menduar, aktualisht jam i preokupuar me karrierën, por kur të vijë rasti, do të vendos dhe të shpalos”, theksoi Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here