Xhensila Myrtezaj vjen joshëseXhensila Myrtezaj sapo ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Mozzik, të titulluar “Ama dorën”.Në videoklipin e kësaj kënge, e cila disa herë u fshi nga kanali “Youtube”, këngëtarja erdhi me disa ndryshime në stil.

“Brenda vetes kam dashur një ndryshim të tillë, ndryshim në stil, por nuk kam dalë nga vetja, jam munduar të ruaj pak a shumë origjinalitetin duke e moderuar.

Unë u përshtatem materialeve dhe kam menduar që edhe veshja e stili të jenë në të njëjtin ritëm. Kjo gjë në fakt është diskutuar shumë në media dhe nga njerëzit, disa e kanë pritur mirë, unë përpiqem t’i përshtatem këngës, besoj ia kam arritur deri diku, se për mua kjo ishte e rëndësishme”, ka thënë artistja shqiptare, e cila në fillim ndihej e frikësuar për këtë hap”.

“E mora me sportivitet se ishte ndryshim që nuk e dija, ishte si thikë me dy teha, kisha frikë nga materiali dhe stili, e duke e dashur shumë këtë material, thashë pse mos të përshtatem’’, thekson këngëtarja. Ndryshe veç këtij projekti, deri në fund të vitit Xhensila ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja, njëra nga të cilat do të jetë në bashkëpunim me këngëtaren Kida.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here