Xhensila Myrtezaj dhe Mozzik, të premtën lansojn "Ama Dorën"Mozzik, emër i ri në estradën shqiptare, por shumë i talentuar, të premten sjell bashkëpunimin e rradhës me këngëtaren nga Shqipëria Xhensila Myrtezaj.

Kënga titullohet “Ama Dorën”, dhe është punuar nga Zzap & Chris transmeton Klan Kosova.

Reperi tashmë është bërë i njohur për talentin e tij në muzikë, kjo edhe pas suksesit të këngës së tij të fundit në bashkëpunim me Kidën, “Premtimet”, këngë kjo e cila ka arritur 10 milionë klikime në youtube, në më pak se dy muaj.

Mozzik ka postuar një fotografi në profilin e tij Instagram, ku bëri të ditur ditën kur do të publikohet kënga e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here