Xhensila Myrtezaj dhe Mozzik së shpejti me këngën të reKëngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re që do ta realizojë me reperin Mozzik.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, krijuesja e hitit “Vespa” ka shkruar se kënga do të realizohet nga Zzap and Chriss, transmeton Koha.net.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Mozzikut me këngëtaret shqiptare, pasi më parë ai ka realizuar këngën me Enca Haxhiajn kurse pritet të publikohet edhe bashkëpunimi me Kidën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here