xhemishehuU bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2011, dhe kaq kohë ka preferuar të  mos publikojë asnjë foto të djalit të saj, Martin. Ndërsa para pak ditësh e kemi  parë Xhemin në kopertinën e revistës “Living”, ku ka pozuar me djalin e saj, që  tashmë duket i rritur.

Xhemi aktualisht prezanton programin e të dielave “Duaje  vendin tënd” në “Top Channel”. Kur erdhi në jetë Martini, ajo ishte prezantuese  e programit e programit “E diell”. Preferoi të lindë në Tiranë , ndërkohë që  emri Martin ishte një zgjedhje e saj, pasi e ka pasur ndër emrat më të  preferuar. Martini erdhi në jetë një vit pas martesës Xhemit me të fejuarin e  saj Visin, gjatë një ceremonie shumë private që organizuan me miqtë.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here