Xhemi Shehu është një nga prezantueset televizive më të dashura për publikun. Tashmë pas 10 vitesh punë në Top-Channel ajo ndihet në territorin e vet, profesionale dhe po aq popullore e e dashur në të njëjtën kohë. Prej më shumë se një viti Xhemi është bërë nëna e një djali të bukur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Martin. Ai është motivi më i bukur, një motiv që Xhemit i ka ndryshuar tërësisht jetën “Më ka bërë të njoh dashurinë e vërtetë.

Atë pa kushte, që i jepesh me shpirt e që nuk do ndalë kurrë deri në frymën e fundit”, -thotë ajo për djalin e saj. Biseda vazhdon duke u ndalur në të përditshmen e Xhemit në punë dhe në familje, kolegët, miqtë dhe armiqtë. Të gjitha këto ajo i rrëfen në këtë intervistë për suplementin “Mapomadame”.

Xhemi, tashmë tu bënë shumë vite që je pjesë e ekranit dhe Top-Channel. A është tashmë moderimi ajo që mund të bësh më mirë në televizion?

Prej gati 10 vjetësh unë kam pasur fatin që të jem pjesë e stafit të “Top Medias”, duke kaluar nga njëri program në tjetrin. Po që nga momenti që provova prezantimin, nuk kam menduar qoftë edhe për asnjë çast të vetëm që të ndryshoja pozicion, duke qenë se ndihem mjaft komode në të.

Çfarë do të doje të provoje tjetër në TV?

Nuk mendoj se do mund të merrja dot emocione më të mëdha nga ndonjë profesion tjetër nga çfarë marrë momentalisht!

Ishte e vështirë të krijoje një identitet tëndin televiziv?

Çdo profesion kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të madhe që t’ia dalësh mbanë ashtu siç duhet. E, kur shtohet këtu edhe pasioni për të, arrin të kanalizohesh në rrugën e mbarë për të arritur atë perfeksionin që prapë duket sikur nuk provohet kurrë. Më pëlqen të bëj hapa të ngadaltë por të menduar mirë, sepse vetëm kështu njeriu mund të jetë i sigurt që nuk do rrëshqasë dot poshtë kur të prekë majën, sado që mund ta shtyjnë.

Nëse nuk do t’i ishe futur rrugës së televizionit, cili do të ishte pasioni tjetër që do të kishe ndjekur?

E kam menduar gjithnjë si humbje kohe të mendoj sesi do ishte jeta ime, nëqoftëse nuk do kisha bërë këtë zgjedhje, por një tjetër. Për mua është e rëndësishme që po ndjek rrugën që kam dashur, edhe pse ka qenë pa krye në fillim! Dihet se rruga drejt suksesit ka edhe shumë pengesa, xhelozi…

Ty përse të kanë xhelozuar më shumë?

Nuk di të them se për çfarë mund të më kenë xhelozuar më shumë apo më pak, por di të them që është diçka normale deri në momentin që nuk kalon në sëmundje. Të gjithëve mund të na ndodhë në momente të ndryshme, meqenëse është pjesë e instinktit të njeriut dhe s’mund të shkojmë dot kurrë kundër natyrës. Gjithsesi, nuk mendoj që kam pasur të bëj me njerëz të cilët e kanë kultivuar këtë ndjenjë aq sa për t’u “mbrojtur” prej tyre.

Pas shkrirjes së “E diell”, ku ti prezantoje së bashku me Dudushin, nise me “I love my country”. Si do ta përshkruaje eksperiencën me këtë format të ri?

Sigurisht, që është një eksperiencë e re, të cilën do ta cilësoja mjaft të veçantë për vetë ndjesitë që më fal ky lloj formati. Është informues dhe zbavitës në të njëjtën kohë dhe gjithë kjo ndodh brenda një orari të mjaftueshëm, që nuk e lejon të bëhet i bezdisshëm për njerëzit.

Është më mirë të prezantosh vetëm, apo kur ke një partner?

E kam thënë edhe herë të tjera, që mua më pëlqen të jem me partnerë në skenë, sepse kjo të lejon më tepër komunikim, duke iu shmangur kështu atyre «referateve » që duhet të mbash kur je vetëm. Duhet thënë, në fakt, që as këtë sezon nuk e kam ndjerë veten vetëm, meqenëse janë prezente Xhemi Shehu: Momentet e mia pa Martinin Jonida dhe Marini, të cilët kanë role kyçe në programin aktual e që do t’i konsideroja pa frikë si partnerë të shkëlqyer.

A ka një partner ideal për ty në prezantim, nga ata me të cilët ke punuar deri tani?

Unë kam punuar me partnerë idealë, nga eksperienca e të cilëve kam mësuar shumë. Nuk do dal në emra konkretë, sepse fundja ata janë idealë vetëm për mua.

Je një nga prezantueset më të dashura për publikun, cili mendon se është çelësi i kësaj dashurie?

Të falenderoj për këtë përcaktim, por ku ka dashuri nuk ka logjikë, prandaj nuk di ta shpjegoj arsyen. Keni qenë shumë e rezervuar në pjesën e të bërit publik foto të Martinit apo edhe të bashkëshortit…

Mendoni se kështu janë më të mbrojtur, ndoshta?

Mendoj se vetëm kështu nuk cenoj privatësinë e tyre, meqenëse zgjedhja për të qenë person publik mbetet vetëm e imja.

Xhemi, si e ndryshon mëmësia një femër?

Unë di sesi më ka ndryshuar mua, duke më bërë të njoh dashurinë e vërtetë. Atë pa kushte, që i jepesh me shpirt e që nuk do ndalë kurrë deri në frymën e fundit!

Çfarë ka ndryshuar konkretisht?

Arsyeja dhe qëllimi përse jetoj. Një ditë e zakonshme, nis me mëngjes në shtëpi apo direkt në punë? Nuk ha asnjëherë mëngjes dhe shpesh më ndodh që të ha mëngjes dhe drekë bashkë!

Pendohesh shpesh për kohën kur nuk je me djalin?

Patjetër që po. Janë të gjitha momente të humbura që nuk kthehen dot më pas, sidomos në këtë fazë kur ai bën veprime të reja çdo ditë.

Gatuan shpesh?

Sa herë të jetë vafti (qesh).

A mban shpesh inat?

Nuk mbaj inat, sepse e them në sekondë një pakënaqësi që mund të kem dhe kjo zakonisht çon në zgjidhjen e situatave apo keqkuptimeve të mundshme.

Gjërat që nuk do të falje kurrë?

Mosmirënjohjen!

Je ndjerë ndonjëherë e tradhtuar nga miqtë?

Nuk jam ndjerë e tillë, sepse nuk i kam pasur miq.

Ke më shumë miq apo “armiq”?

Kam armiq, të cilët vazhdoj dhe i trajtoj si miq, sepse më “duhen”. E tillë është jeta, fundja.

I vuan thashethemet?

Dikur po. I merrja shumë seriozisht, aq sa doja t’ua gjeja zanafillën, por tani jo më. As më bëhet vonë fare, për aq kohë sa jam në rregull me njerëzit që dua!

Dita ideale?

Mbeten ato ditë kur je e qetë me familjen apo edhe kur kalon momente të gëzuara me miqtë më të mirë gjithashtu. Nuk është se pres çudira për ta quajtur një ditë ideale!

Si tip je kursimtare apo dorëlëshuar?

Jam dorëlëshuar me llogari (qesh).

Gjëja më e shtrenjtë në garderobën tënde?

Vetë garderoba. E bëra me porosi që të më dilte më lirë, por që më vajti më shtrenjtë nga parashikimi (qesh). Unë di sesi më ka ndryshuar mua, duke më bërë të njoh dashurinë e vërtetë. Atë pa kushte, që i jepesh me shpirt e që nuk do ndalë kurrë deri në frymën e fundit! Kam armiq, të cilët vazhdoj dhe i trajtoj si miq, sepse më “duhen”. E tillë është jeta, fundja…  Gazeta MAPO

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here