Moderatorja seksi e Top Channelit, Xhemi Shehu, i ka lënë të gjithë pa fjalë kur është shfaqur në ekran katër muaj pas lindjes së djalit të saj, Martin, me të njëjtën formë të përkryer si më parë.

Mamaja më hot e ekraneve shqiptare që vrapon nga provat në televizion, tek i biri, është shprehur së fundmi se pavarësisht se ajo është VIP dhe të gjithë kanë kuriozitet për foshnjën e saj, ajo nuk ka ndërmend ta shfaqë atë në publik.

Madje, edhe në një intervistë ekskluzive të dhënë së fundmi për revistën “Klan”, Xhemi nuk ka pranuar të pozojë me të birin, duke e evituar atë nga objektivi i aparatit fotografik.

Mund të flasë e rrëfejë, duke kujtuar të gjitha përjetimet e shtatzënisë dhe periudhës post lindje, ditë pas dite, por jo këtë. Dëshiron të mbajë gjithë këtë lumturi krejt private, të paktën derisa të jetë e mundur, pasi Martini do të rritet shpejt dhe ekspozimi i tij publik nuk do të mund të jetë më një mision i mundur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here