Është padyshim njëra nga femrat më të bukura të ekranit, e cila me sharmin dhe elegancën e saj, i ka dhënë më shumë jetë programit “E diell”, pavarësisht se së fundmi koleget simpatike i janë shtuar në numër.

Fjala është për prezantuesen Xhemi Shehu, e cila ndonëse është nuse e ditëve të sotme, nuk lë për asnjë moment mënjanë punët e shtëpisë. Fakti që është moderne, nuk ia kushtëzon kënaqësinë që i jep pastrimi i shtëpisë.

Siç shihet në foton anash, Xhemi është duke pastruar oborrin e shtëpizës së saj, e cila më shumë se sa një shtëpi e mirëfilltë banimi, duket si një strehë pushimi. Me fshesën në dorë, Xhemi provon më së miri se ajo di të jetë edhe nuse zakoni.

Bukuroshja e televizionit aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë, kështu që dhe për pak muaj do të vijë në jetë foshnja saj /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here