Çdo të diel Xhemi Shehun do të kemi fatin ta shohim në rolin e balerinës. Këtë vendim e kanë marrë producentët e programit të spektaklit, të cilët veç prezantimit i kanë ngarkuar edhe një numër koreografik.

Në fakt, moderatorja e njohur e “E diell” nuk e ka për herë të parë eksperiencën si balerinë. Xhemi Shehu e nisi karrierën si velinë dhe të gjithë u dashuruan me lëvizjet e hirshme të saj në emisionin “Fiks Fare”.

Për të na rikthyer nostalgjinë e kohëve të para ku Xhemi bashkë me ish-velinën tjetër Olën, sot koreografe pranë “Top channel”, çdo të diel Xhemi Shehu krahas prezantimit të një pjese të spektaklit “E diell” do të japë shfaqje si balerinë.

Falë fizikut të shkëlqyer, megjithëse është bërë nënë vetëm prej pak kohësh, zhdërvjelltësisë të lëvizjeve dhe talentit që mesa duket Xhemi e ka të lindur, producentët e spektaklit menduan ta shfrytëzonin këtë anë të moderatores duke e kompletuar figurën e prezantueses dhe duke siguruar në këtë mënyrë rritjen e shikueshmërisë së publikut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here