Xhemi Shehu, 27 vjecarja e cila e nisi karrierën si një velinë dhe që aktualisht është bashkë prezantuese e spektaklit “E diell” do t’i thotë lamtumirë beqarisë për të kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me të fejuarin, Visin.

Një histori e fshehur nga kamerat por jo mes familjeve të dy të dashuruarve. Bluetooth zbulon në numrin e sotëm se Xhemi do të kurorëzojë martesën në vjeshtë.

Një dasëm tradicionale shqiptare dhe ku Xhemi ëndërron të vishet vetëm me një fustan të bardhë, asnjë fustan shoqërues, ashtu sic është dhe tradicionalja.

Po kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën bukuroshes? Ai është Elvis Sula administartor i një shtypshkronje në Tiranë. Bluetooth publikon sot foto ku Xhemi Shehu është e shoqëruar me të fejuarin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here