Xhemi për tim ate nuk rritem kurrePër Xhemi Shehun, prezantuesen dhe imazhin e Digitalb, ky sezon do të jetë i ngjeshur. Zilja për të është një e keqe e domosdoshme, aq më tepër kur fillon dhe sezoni i ri shkollor, apo punëve që janë orar e pa orar.

Megjithatë, mëngjesi nis i qetë për të, me të njëjtin lajtmotiv të përhershëm në sfond: gjyshen, porositë që i jep nga një cep i kuzhinës, për të mos dalë nga shtëpia pa ngrënë mëngjesin, pa mbyllur derën dhe të tjera si këto.

Ndërsa familja, është strehëza ku gjen ngrohtësi gjithmonë, ku merr dhe jep mendime, por që s’e braktis asnjëherë në momente lumturie.

Këto dhe ca gjëra për veten, Xhemi Shehu na i rrëfen në këtë intervistë.

Si nis ky sezon për ju? Kanë filluar përgatitjet për emisionin “E diell”. Ç’të reja do të ketë ky spektakël dhe kur do t’ju shohim në ekran?
Pas një viti eksperience në këtë format, ne tashmë kemi studiuar pak a shumë atë që publiku vërtet kërkon të shohë gjatë të dielave. “E diell” vjen po aq e njëjtë, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar.

Kemi ruajtur një linjë që na identifikon si program dhe e kemi veshur atë me elemente përbërëse të reja. Qëllimi ynë mbetet po i njëjti… argëtim pa limit.Sërish prezantuese krah Adi Krastës, apo këtë vit ju është besuar edhe ndonjë rol tjetër? Flitet për një të tretë në prezantim. Ç’të vërtetë ka në këtë thashethemnajë?

Gjithmonë më ka pëlqyer ideja e të pasurit një partner në krah, pasi kjo të krijon mundësi komunikimi në skenë. Adi, veç shumë vetive të jashtëzakonshme që ka, është gjithmonë i paparashikueshëm, gjë që e bën atë unik në llojin e tij. Sa për pyetjen tjetër, nuk më takon mua të komentoj. Pyetja merr automatikisht përgjigje të dielën më datë 20 në orën 14:00 ne ekranin e “Top Channel”

Sa komode ose e kundërta është të jesh krah Adi Krastës?
Gjithmonë ndihesh më shumë se komode pranë një profesionisti.
Shpesh ju shohim ndryshe… Ç’surpriza na presin të dielave me ty?

Si gjithë femrat e tjera edhe unë kam dëshirë të luaj paksa me imazhin dhe këtë nuk e bëj për ekranin. Së fundmi jam rikthyer në identitet, që d.m.th. jam sërish brune.Ç’është “E diell” për ju? Nëse do t’ju duhej të hiqnit dorë, për çfarë do ta braktisnit këtë spektakël?

“E Diell” përpara së gjithash është një punë për mua, e thënë me fjalë të tjera ajo kërkon angazhim dhe seriozitet maksimal. Si çdo gjë tjetër që ka një cikël të vetin me një fillim dhe mbarim, ashtu edhe unë s’do jem më aty kur të vijë koha.
Angazhimet tuaja janë vetëm “E diell” apo ka diçka të re në projektet tuaja?

Jam imazhi i Digitalbit në vetvete. Kam një kontratë me këtë kompani për të dytën herë, gjë që më bën të ndihem shumë e vlerësuar.
Sa orë të ditës ju zë puna? Si nis një ditë e zakonshme pune për ju?

Një ditë e zakonshme për mua do të jetë në momentin që do t’i rikthehem shkollës, paçka se këto ditë kam qenë e angazhuar vetëm me provat e spektaklit, pa pasur shumë kohë ti kushtohem dhe gjërave private. /Gazeta Panorama

1 Koment

  1. xhemit i uroj shume suksese nje gje qe e posedon tashme.eshte shume e mire ne te gjitha aspektet prandaj shume suksese

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here