Xhekson më i kërkuari në YahooMajkëll Xhekson, me vdekjen e tij të papritur dhe ende misterioze, është edhe fjala më e kërkuar e vitit në motorrin e kërkimit të Yahoo-s.

Kështu pas katër vitesh radhazi, mbretëresha e pop-it Britni Spirs, zbret në klasifikimin special, për t’ia lënë vendin Majkëll Xhekson-it.

Klasifikimi, jep edhe një ide mbi tendecat kulturore në SHBA, ndonëse motorri i kërkimit Yahoo mbetet mjaft prapa në krahasim me Google. Pas Xhekson, më të kërkuarit kanë qenë “Twilight”, Megan Fox dhe, vetëm në vendin e katërt, Britney Spears.

Presidenti Obama gjendet mjaft i distancuar, ndërkohë që në momentin e zgjedhjes së tij kishte kryesuar për pak kohë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here