Qe 13 vjec largohet nga Shqiperia per nje jete me te mire dhe vendoset ne Milano se bashku me familjen e tij.I mesuar me skenen qe femije, ne vendin fqinj, shfrytezoi boten e modes per te thyer monotonine dhe per t`i krijuar vehtes nje tjeter hapesire.

Bashkepunimet me Agjencine e Modes “Cristian Jack” i shfrytezoi per te qene me afer botes se artit, nderkohe qe gjithmone aspironte kengen.

Dhe ne vendin qe konsiderohet “Djepi i kenges”, Itali fillon dhe performon ne evente jo pak te rendesishme.

Festivali i San Valentinos ne Rome, 8 vjet me pare i solli kontaktet me shtepite diskografike dhe kenga e tij “Un posto nel tuo cuore”, pervec cmimit ne kete aktivitet u be nje nga kenget me te lancuara ne radio dhe me pas u shnderrua ne versionin spanjoll, por me nje titull te ri “Tu juego” (Loja jote).

Festivali i muzikes alternative e ka sjelle ne Tirane. Kenga “Chanson d’Amour” eshte pjese e ketij konkurimi qe transmetohet ne ekranin e Top Channel. Por kenga eshte nje pjese e shpirtit te tij prej shqiptari per te cilin na flasin njerezit qe i rrine afer. Zheni thote se Xhani eshte nga ata njerez qe “e ka ditur” se si duhej te behej.

“Xhani eshte nje person shume i hapur dhe e ka projektuar ne mendjen e vete rrugen qe do te ndjeke dhe ku do arrije ne nje fushe te caktuar”, thote Zheni.

Dhe Xhani nuk i perjashton miqte nga “projektet e tij”. Ata kane shansin  te jene te paret qe mesojne per ate se cfare do te beje dhe ne te tilla rastet nuk mungojne. Dorina eshte “katalizatori” i kesaj situate.

“Xhani eshte nga ata njerez qe jane shume te hapur ndaj kritikes. Kerkon te dije gjithmone mendimin e personit qe ka ne krahe per projektet e tij”, shprehet Dorina.

I ndikuar teresisht nga muzika italiane, ku Lucio Batisti konsiderohet “muza e tij”, tashme me nje realitet te perjetuar nga ai qe ekrani i vogel ia kishte dhuruar vite me pare, Xhani punon ne vendin fqinj pa humbur identitetin e tij  prej shqiptari.

“Gjithmone Xhani perpara se te lancoje nje projekt gjithmone konsultohemi bashke se cfare mendon per tekstin apo muziken”, thote Dorina.

Me shpirtin e iniciatives dhe sensin e protagonizmit ai eshte shume afer diplomimit ne Milano per “Marredhenie nderkombetare” duke vertetuar vizionin e tij qe levize  mes “dhuntive, talentit dhe interesave”./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here