“X Factor” dhe “The Voicee” në garë për Rita OrënAjo tashmë është shumë e kërkuar nga të gjithë. Përveç fansave, Ritën tani po e kërkojnë edhe producentët e spektakleve me famë botërore.

Producentët e spektakleve gjigante si “X Factor” dhe “The Voice” janë duke luftuar se kush ta marrë Rita Orën për në jurinë e spektakleve të tyre në edicionin e ardhshëm, por këngëtares shqiptare me famë botërore as që ia ndjen fare për këtë luftë, pasi ajo është e fokusuar vetëm te projektet e saj.

“Shpresoj që ata të vazhdojnë të luftojnë për mua. Nuk më intereson ajo pjesë fare e madje nuk e di as se çfarë po ndodh mirëpo më pëlqen”.

“Unë e kam ndarë mendjen e ajo është që të fokusohem në regjistrimin e albumit më të ri. E për këtë gjë nuk kam filluar as të diskutoj”, ka thënë 25 vjeçarja.

Ditët e fundit është përfluar shumë se Rita nuk do të jetë më pjesë e X Factor, edhe pse konkurrentja e saj këtë vit ishte shpallur si fituesja e këtij spektakli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here