Revistat më të njohura në botë, si Playboy, FHM apo Maxim, do të dëshironin ta zhvishnin tenisten më të mirë në botë, danezen 20-vjeçare Caroline Wozniacki.

Por, menaxheri i saj, John Tobias, ka thënë se “Caroline ka vetëm 20 vjet. Këto gjëra tani për tani po i lëmë anash. Ato nuk përshtaten me imazhin që po krijon Caroline”.

Edhe vetë Wozniacki, duke kërkuar të thotë se tenisi dhe fitimi i turneve i intereson më shumë se kamera, dhe se nuk dëshiron të bëhet Ana Kournikova e re, ka deklaruar prerazi: “As tani e as në të ardhmen nuk dua të zhvishem para kamerave”.

Aktualisht danezja është në Charlestone, ku vikendin e ardhshëm fillon turniri WTA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here