Stevie Wonder do ta festojë 60 vjetorin e lindjes me një koncert gjigand në “Hyde Park” të Londrës.

Wonder lindi në Michigan në vitin 1950 dhe ai nuk shikon që nga dita e lindjes. Që fëmijë Wonder tregoi se kishte një talent të madh muzikor dhe këtë e tregoi që në moshën 11 vjecare kur u bë një nga artistët e rinj më të njohur.

Në vitin 1961 Ronnie White i grupit Miracles e prezantoi me Berry Gordy të Motown, i cili nënshkroi një kontratë me të.

Karriera e tij nisi të shkëlqejë pas këngës “Fingertips II”, e regjistruar në Chikago në vitin 1962. Më pas erdhën albumet e suksesshme, “I was made to love her”, “Someday at christmas” dhe “My cherie amour”.

Por do të duhej të vinte fundi i viteve ’70 që Stivie të kontrollonte kreativitetin e muzikës së tij, madje me albumet “Signed sealed delivered” dhe “where I’m coming from” ai luante edhe vetë në disa instrumente. Pjekuria e plotë artistike erdhi në vitin 1972 me albumin “Music of my mind”.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Wonder ka qënë edhe shoqërues në turnetë e Rolling Stones, ndërsa në vitin 1973 me albumin “Innervision” ai u bë i pari afro-amerikan që fitoi një Grammy Award. Stivie ka marrë pjesë edhe në kinema pasi kompozoi kolonat zanore të filmave “Zonja në të kuqe” dhe “Jungle fever”.

Në vitin 1995 ai publikoi albumin “Conversational peace”, një himn paqeje, ndërsa albumi “A time to love” i kushtoi vëmendje problemeve sociale. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008, ai mbështeti publikisht Barack Obama-n.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here