Wiz Khalifa & Rita Ora sëbashku në “Teen Choice Awards”Ceremonia e “Teen Choice Awards” u organizua mbrëmjen e së dielës në Los Angeles. Pjesë e kësaj ceremonie ishin artistë të ndryshëm, ku një pjesë e tyre u nderuan me çmime.

Reperi Wiz Khalifa u vlerësua për muzikën e tij si artisti më i mirë R & B/ HIP HOP ARTIST.

Khalifa dhe Ora kanë qendruar pranë njëri – tjetrit, duke u argëtuar si dy miq të vërtetë, ku nuk kanë munguar fotot e shkrepura nga paparacët, të cilët kanë patur në shenjestër çdo lëvizje të tyre.

Në ceremoni reperi për pak orë kishte të pranishëm dhe djalin e tij 2 – vjeçar Sebastian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here