Reese Witherspoon është martuar zyrtarisht. Aktorja 35 vjeçare ka vënë kurorë me Jim Toth të shtunën, ka treguar zëdhënësi i saj për revistën “People”.

Çifti kanë mbajtur një ceremoni private në një vilë të tyre në Kaliforni.
Para martesës ka pasur një koktel që i ka parapri ceremonisë së martesës, e cila ka filluar me vonesë.

Aktorja që ka fituar cmimin oskar, ishte fejuar më agjentin hollivudian në dhjetor të vitit të kaluar.

Reese ishte e martuar më parë më aktorin Ryan Phillippe në vitin 1999. Ajo ka dy fëmijë më të, vajzën Ava dhe djalin Deacon. Ata u ndanë në vitin 2006 dhe u divercuan në 2008.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here