Kate Winslet dhe Sam Mendes, janë ndarë, kanë konfirmuar avokatët e dyshes.

Firma me bazë në Londër, Schillings, ka zbuluar se aktorja 34-vjeçare është ndarë nga Mendes më herët gjatë këtij viti. Në deklaratën e publikuar dje thuhet se ndarja ishte ‘tërësisht miqësore dhe me marrëveshje të dyanshme’.

Të dyja palët janë të përqendruar për të qenë prindër të përkushtuar për fëmijët e tyre në të ardhmen. Ata kërkojnë nga mediat respekt të privatësisë së familjes”, shtohet në deklaratën e dyshes.

Winslet u martua me Mendes në një ceremoni private në Karaibe në vitin 2003. Dyshja kanë një fëmijë të përbashkët, Joe, ndërsa Winslet ka edhe një vajzë, Mia, nga martesa e parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here