Evan Rachel Wood është këshilluar për skenat nudo për filmin e saj të ri “Mildred Pierce” nga bashkë-aktorja Kate Winslet.
Aktorja e filmit “Wrestler” ka thënë se ajo është shqetësuar shumë derisa është dashur të heqë teshat për filmin “Mildred Pierce”, por ka pasur mbështetjen e Kate Winslet.

“Isha shumë nervoze për këtë dhe Kate më shikoi dhe tha, ‘Dëgjo. Kam bërë gjithçka, në rregull. Dhe një ditë do të shohësh prapa në këtë dhe do të jesh shumë e lumtur që e ke bërë. Dhe do të jetë mrekulli, vetëm bëje. Ok?’ Nuk mund të thosha jo”, ka thënë Evan.

Aktorja 22-vjeçare po ashtu ka zbuluar se ajo është habitur kur ka kuptuar se edhe ajo ka fansat e saj të flaktë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here