Amy Winehouse është kthyer në majat e klasifikimit anglez. Albumi i saj “Back to Black” është i pari, “Frank” i pesti dhe një komplet me dy disqet renditet i dhjeti.

Mirë kanë ecur edhe këngët, me 5 suksese në listën top-40.

Ndërkohë, i ati i këngëtares, Mitch Winehouse do të takohet me një nënsekretar dhe një parlamentar, me shpresën për mbështetje nga qeveria për krijimin e një qendre dizintoksikimi, në emër të së bijës.

Ndërsa në tabloidet britanike kanë nisur spekullimet mbi vdekjen e Amy, me citimin e një personi që deklaron se e kishte shoqëruar këngëtaren për të blerë drogën një natë para vdekjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here