Bruce Willis ka nisur xhirimet e pjesës së dytë të filmit RED. Aktori është parë në Paris për skenat e “RED 2” së bashku me aktorët John Malkovich dhe Mary Louise Parker.

Në këtë film, protagonisti i sagës ‘Die Hard’ interpreton rolin e një ish-agjenti sekret, i cili mbledh të gjithë pjesëtarët e skuadrës së tij të vjetër pas kërcënimit nga një vrasës.

Filmi i ri do të ketë në kastin e aktorëve edhe Catherine Zeta-Jones, Helen Mirren, Anthony Hopkins dhe David Thewlis.

Edhe pse po shkon drejt të gjashtëdhjetave, Bruce Willis vazhdon të jetë shumë i preferuar në industrinë kinematografike. Këtë vit ka marrë pjesë në gjashtë filma, ndërsa në vitin 2013 ka “prenotuar” deri tani katër filma, duke përfshirë edhe RED 2.

Një nga filmat e ardhshëm do të jetë edhe ‘Die Hard 5’, ku do të jetë sërish polici John McClane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here