Williams është një nga ata personazhe që nuk di të mbajë sekrete dhe në ato pak intervista ku pranon të flasë, e rrëfen jetën pa ngjyrime apo kopertina.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë ku ish pjesëtari i Take That ka pohuar se sekreti i mbajtjes së trupit në formë është seksi. Në një intervistë dhënë për “Daily Star”, këngëtari 36 vjecar pohon se ai dhe e dashura Ayda Field kryejnë marrëdhënie seksuale shume herë gjatë ditës.

Nuk është cudi që Robbie të ketë një dashuri të madhe për marrëdhëniet seksuale. 10 vjet më pare, tabloidet u mbushëm me kryetituj të tillë si: “Eshtë i sëmurë pas seksit si Michael Douglas”. Në vitin 2006, Williams përfundoi në spital për shkak të fanseve që conte në hotel cdo natë dhe kjo e bëri që ai të humbiste energjitë për t’u ngjitur në skenë.

Mesa duket, tashmë që ka gjetur dashurinë e jetës, ai jep një recetë të saktë: “Një dietë të shëndoshë, shumë ujë, shumë buzëqeshje dhe shumë seks”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here