Këngëtari i famshëm do të organizojë një ekspozitë në Los Angeles, ku do të paraqiten pikturat e tij më të mira të bëra gjatë vitit të kaluar.

“Unë nuk e di nëse pikturat do të jenë në shitje, por është e sigurt që po qe se do të ofroheshin, do të arrinin një shifër të konsiderueshme,” ka thënë një burim i informuar për “Daily Mirror”.

Robbie Williams frymëzimin për imazhet e bëra i ka marrë në turneun e vitit të kaluar, “Take That’s ‘Progress Live”.

“Verën e kaluar kam zbuluar se e dua pikturën. Më është duhur që garazhin e shtëpisë time në Los Angeles ta kthejë në “klub të artit” në mënyrë që unë të mund të pikturoj”, kishte shkruar këngëtari në blogun e tij.

Ai thotë po ashtu që për të pikturuar e ka mbështetur shumë edhe gruaja e tij Aida. “Aida më është bashkuar në pikturë dhe kështu ajo ka pikturuar një. Unë do të përpiqem ta gjej dhe ta shfaq në ekspozitë,” tha Robbie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here