Robbie WilliamsRobbie Williams dëshiron të ribashkohet me ish-grupin e tij “Take That”, por pasi ta lansojë albumin e ri “Reality Killed The Video Star”.

Pesë këngëtarët nuk kanë performuar së bashku që nga viti 1995, kur hitbërësi i këngës “Feel” vendosi që t’i jepte përparësi karrierës solo.

Katër anëtarët tjerë të grupit (Gary Barlow, Jason Orange, Mark Owen dhe Howard Donald) u ndanë në vitin 1996, mirëpo u ribashkuan pas dhjetë vitesh për një turne shumë të suksesshme, dhe nga atëherë kanë lansuar edhe disa këngë që janë bërë hite.

“Do të më pëlqente të shkoja dhe të bëja diçka. Por do të pres pak sa ta lansoj albumin dhe pastaj do të shkoj të bëj muzikë me shokët e mi. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Sido që të jetë jam i ngazëllyer për këtë gjë”, ka thënë Robbie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here